Gashi kërkon dorëheqjen e Kurtit dhe shpërndarjen e Kuvendit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është shprehur se opozita nuk i ka numrat e mjaftueshëm për rrëzimin e qeverisë, dhe se këtë gjë duhet ta bëjë vetë kreu i ekzekutivit Albin Kurti, për t’i hapur rrugë shpërbërjes së kuvendit drejt shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.
“Ai duhet të dorëhiqet dhe pastaj ne do ta shpërndajmë Kuvendin me 2/3. Ne nuk marrim mandat qeverisës, nuk përkrahim mandat qeverisës pa zgjedhje dhe deklarojmë publikisht se do të mbështesim një mocion për të shpërndarë Kuvendin”, ka thënë Arben Gashi.