Gashi ia bën argatin sërish Qeverisë për kapjen e mediave: Vendosje e rregullit dhe e rendit - NACIONALE

Gashi ia bën argatin sërish Qeverisë për kapjen e mediave: Vendosje e rregullit dhe e rendit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shkëlzen Gashi ka shkruar në lidhje me draf-projektligjin e Qeverisë në lidhje me mediat online. Kjo nismë që po kundërshtohet fuqishëm nga Asociacioni i Gazetarëve e Këshilli i Pavarur i Mediave, sipas Gashit është vendosje e rendi dhe e rregullit.

Anipse, qysh në nismë të këtij projektligji, pati reagime edhe nga krerët e organizatave më me renome botërore, si sulm ndaj lirisë së mediave, për Gashin gjithçka është në rregull e kundërshtarët e këtij projektligji janë kriminela dhe të padijshëm.

E plotë:

Disa persona që thirren si mbrojtës të mediave po thonë se nëse miratohet projektligji në Kuvend të Kosovës, atëherë secila media online duhet të regjistrohet në KPM e ky na qenka sulm mbi mediat online.

Jo, s'osht sulm mbi mediat online, por vendosje e rregullit dhe e rendit, kurse ju që shiteni si mbrojtës të lirisë së mediave, nuk jeni të tillë. Jeni të padijshëm, kriminela dhe te dyjat bashkë.

Lajme të ngjashme