Gashi i VLEN-it tregon qëllimin e shqiptarëve në Maqedoni: Barazi kombëtare
Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që vjen nga radhët e koalicionit VLEN, ka folur në lidhje me situatën e shqiptarëve në këtë shtet.
Duke folur në emisionin e Ditmir Bushatit, ish-ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gashi ka vlerësuar se çështja e barazisë duhet të rihapet në të ardhmen.
“Qëllimi i shqiptarëve të Maqedonisë ka qenë që të kemi barazi në këtë shtet. Do të duhet të rihapet kjo çështje në të ardhmen, pse jo edhe tash ne po mundohemi t’i bindim partnerët maqedonas, pozitë e opozitë, se barazia në vend nuk i bën dëm askujt, por është në të mirën e të gjithë shqiptarëve” – ka vlerësuar Gashi.
Në lidhje me çështjen e gjuhës, Gashi ka vlerësuar se nuk ka pasur ndryshime në mënyrë substanciale.
“S’ka ndryshuar asgjë në mënyrë substanciale, qoftë tek përdorimi i gjuhës, qoftë tek barazi kombëtare” – ka thënë Gashi.