Gashi i quan “vitra” masat e marra nga qeveria kundër inflacionit - NACIONALE

Gashi i quan “vitra” masat e marra nga qeveria kundër inflacionit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Astrit Gashi, i ka quajtur “vitra” masat e ndërmarrura nga qeveria e Kosovës, kundër inflacionit.

Shpërndarja nga 100 e nga 50 euro për kategori të ndryshme, sipas Gashit po bëhet në formë të vitrave dhe se kjo po ndodhë një ose dy herë në vit, kurse pjesën tjetër të vitit po e njejta qeveri, qytetarët e saj po i lë të vdes urie.

Postimi i plotë i Gashit:

“Kjo nuk eshte pako ekonomike, ky eshte shenderrim i qeverise se Kosoves ne BIK, ne nje vakef qe shperndan vitra njehere a dy here ne vjet per te varferit, dhe te gjithe muajt tjere i le te vdesin edhe urie. Ndihma per rrymen eshte qesharake. Me te tjeret nuk merret fare.

Njerezit edhe shkencetar ne qofshin, e jo analfabet, detyrohen te ikin jashte se nuk gjejne pune, sepse ekonomia private e dobet nuk arrin ti absorbon. E kjo ekonomi, te cilen KM po mendon se mund ta rregulloj nje burokrat e vartes si Hekuran Murati e shefi i tij, vetem eshte dobesuar ne keto dy vite edhe si pasoje e qeverisjes se pakuptimt”.

Lajme të ngjashme