Gashi i LDK: Anti-kushtetueshmëria e Qeverisë nuk kalon - NACIONALE

Gashi i LDK: Anti-kushtetueshmëria e Qeverisë nuk kalon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

Gashi përmes një video-mesazhi ka thënë se ky ligj është anti-kushtetues, duke shtuar se LDK-ja e kishte dërguar dhe denoncuar në si në Kuvendin e Kosovës ashtu edhe në gjyktën Kushtetuese.

Anti-kushtetueshmëria e Qeverisë nuk kalon sepse LDK me deputetët dhe përkrahësit e saj, janë për të garantuar që të kemi kushtetueshmëri.” – ka thënë Gashi.

Lajme të ngjashme