Gashi eskalon ndaj ambasadorit amerikan: Mos e dh**ni e mos e psh***ni punën e juaj për 25 vjet - NACIONALE

Gashi eskalon ndaj ambasadorit amerikan: Mos e dh**ni e mos e psh***ni punën e juaj për 25 vjet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avokatit të VV-së, Tomë Gashit, nuk i ka pëlqyer kritika e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili dje ka thënë se Kosova nuk duhet të urinoj në derën e klubin ku dëshiron të hyj.

Ai ka reaguar ndaj ambasadorit amerikan me një gjuhë të ulët.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka thënë se ambasadori amerikan nuk duhet ta psh**r punën që aleatët kanë bërë për këto 25 vite në Kosovë

“Me e dhini e mos e pshurrni pune e juaj per 25 vjet. Ju e dini pse e bombarduat Serbin! Bombat e juaja e ndale luften , e ndalen gjenocidin e serbis ndaj ne Shqiptarve, por serbia mbeti e njejt. Dhine e pshurrne serbine se ajo eshte kancer i lirise e demokracis!”, ka shkruar Gashi.

Lajme të ngjashme