Gashi e mirëpret vendimin e Kushtetueses: E këshilluam, por Qeveria Kurti nuk ka dëgjuar - NACIONALE

Gashi e mirëpret vendimin e Kushtetueses: E këshilluam, por Qeveria Kurti nuk ka dëgjuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arben Gashi, shef i deputetëve të LDK-së, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ia rrëzoi ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Një një prononcim për Telegrafin, Gashi vlerësoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i drejtë dhe i mirëpritur.

“Vendim i drejtë dhe i mirëpritur dhe besoj që është dhe edukues në sistemin tonë që mos të bëhen edhe gabime tjera në të ardhmen të këtij lloji. Gjithsesi ne i kemi dhënë këshilla Qeverisë se si mund të vendosen çmimet tavan për çështje me interes vital për qytetarët, e Qeveria nuk ka dëgjuar dhe është dashur me shpall gjendjen emergjente dhe pastaj me afat të kufizuar me caktu kohën se deri kur mund të vendosen çmime tavan, në mënyrë që të mbrohet interesi i qytetarëve.” – theksoi Gashi për Telegrafin.

Lajme të ngjashme