Gashi e kritikon Kurtin: E mori rolin e Halil Kastratit e Labinot Tahirit - NACIONALE

Gashi e kritikon Kurtin: E mori rolin e Halil Kastratit e Labinot Tahirit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Astrit Gashi, analist i përhershëm në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ka dhënë një interpretim interesant në lidhje me shpërndarjen e 100 eurove nga ana e Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Duke folur për ndarjen e 100 eurove për pensionistët e fëmijët, Gashi ka theksuar se Kurti e mori rolin e Halil Kastratit dhe Labinot Tahirit, dy figura që njihen edhe si mbledhës të bamirësisë.

“Kesh t’u e mendu çka ka sjell Albini si babadimër sivjet. Nuk e ka lëshu veç dorën t’u shpërnda ndihma që e ka marrë rolin e Halil Kastratit e atij Labit të Ferizajit, këngëtarit Labinot Tahiri. U shndërru nga një kryeministër i Kosovës në një Halil Kastrat e Labinot Tahir” – tha Gashi në “Debat Plus”.

Lajme të ngjashme