Gashi: Dorëheqja e Kurtit, e vetmja zgjidhje drejt zgjedhjeve - NACIONALE

Gashi: Dorëheqja e Kurtit, e vetmja zgjidhje drejt zgjedhjeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi thotë se vetmja zgjidhje për të shkuar në zgjedhje, është dorëheqja e kryeministrit Kurti.

“U morëm me cështje administrative për shkak të pamundësisë që në javët në vazhdim të ketë seanca Kuvendi i Republikës.

Planifikimet janë që në dy javët e ardhshme nuk do të ketë seanca.

Kjo situatë e re nënkupton se Kuvendi potencialin e vet për këtë session e ka të ezauruar sepse pastaj më 1 gusht përfundon sesioni pranveror. Pra, pres të mos ketë seanca deri në vjeshtë.

Jo, kjo është renovimi i objektit të Kuvendit. Sa i përket zgjedhjeve ka vetëm një zgjidhje: dorërheqja e kryeministrit.

Nëse planifikojmë që vendi të shkojë në zgjedhje, atëherë koha për të kapur mundësinë e zgjedhjeve në korrik, është në momentet e veta të fundit.

Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë kryeministri prapë duhet të jap dorëheqje në vjeshtë”, thotë Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit./Nacionale.

Lajme të ngjashme