Gashi: Abdixhiku ra në kurthin e Kurtit, qysh mundesh me e shpërbly dikë që ta ka rrëzuar qeverinë? - NACIONALE

Gashi: Abdixhiku ra në kurthin e Kurtit, qysh mundesh me e shpërbly dikë që ta ka rrëzuar qeverinë?

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka rënë në “kurth” të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Duke folur në Debat Plus, Gashi tha se nuk e konsideron problem emrin e kandidatit për President, duke theksuar se do të ishte i gatshëm të mbështeste cilindo deputet të LDK-së për këtë post.

“Unë po i them sonte Albin Kurtit, merre listën e deputetëve të LDK-së, të paktën 10 i ke që janë me 7-8 mandate deputetë, zgjidhe kë të duash. I votojmë krejt”, tha Gashi.

I pyetur konkretisht nëse do ta votonte Anton Çunin, Gashi u përgjigj pozitivisht, duke përsëritur se do të mbështeste cilindo kandidat që vjen nga radhët e deputetëve të LDK-së.

Sipas tij, çështja nuk lidhet me emrin e kandidatit, por me marrëveshjen dhe mënyrën se si është arritur ajo.

“Arsyeja është se Albin Kurti ka dashur me përça LDK-në. Fati i keq është se kryetari i LDK-së ka rënë në këtë kurth”, deklaroi Gashi.

Gashi kritikoi gjithashtu Abdixhikun për mbështetjen e kandidaturës së Bekim Sejdiut, duke vënë në pikëpyetje arsyeshmërinë politike të këtij vendimi.

“Qysh mundesh me i dhënë shpërblim dikujt që ta ka rrëzuar qeverinë tënde? A ka logjikë politike? Qysh mundet me ndodhë kjo punë?”, tha Gashi.

Lajme të ngjashme