Gashani mohon largimin e fotografisë së Presidentes Osmani - NACIONALE

Gashani mohon largimin e fotografisë së Presidentes Osmani

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka reaguar pas raportimit të Nacionales se në zyrën e tij është larguar fotografia e Presidentes Vjosa Osmani, duke mohuar një veprim të tillë.

"Qytetarë të dashur,

Po qarkullon kjo dezinformatë që po e shihni më poshtë.

Dua t’ju siguroj të gjithëve se kjo natyrisht se nuk është e vërtetë dhe bashkë me stafin tim jam duke e përgatitur padinë kundër kësaj gazete dhe kundër mediave që po e shpërndajnë këtë përpjekje për baltosjen e institucionit të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë si dhe të personalitetit tim.

Dezinformatat, shpifjet, gënjeshtrat e sulmet me to, NUK KALOJNË.

Shihemi!"

Lajme të ngjashme