Gara për asamble, kush po kryeson në Mitrovicë?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve për kandidatët për asambletë komunale nëpër gjithë vendin. Sipas të dhënave të deritanishme, në komunën e Mitrovicës së Jugut janë numëruar rreth 8.6 për qind e votave.
Nga rezultatet preliminare, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, i cili është edhe bartës i listës, prin me 1,126 vota. Pas tij renditet bashkëpartiaku Fisnik Suma me 88 vota.
Ndërkohë, në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, më i votuari deri më tani është Armend Begu me 569 vota, ndërsa Erseka Barani ndjek me 44 vota.
Rezultatet po përditësohen në kohë reale në faqen zyrtare të KQZ-së, ku janë të qasshme të dhënat nga Qendrat Komunale të Numërimit për të gjitha komunat e Kosovës.