Ganimete Musliu: Të ndalohet seanca e 17 shkurtit, Gjykata Speciale po fyen identitetin tonë - NACIONALE

Ganimete Musliu: Të ndalohet seanca e 17 shkurtit, Gjykata Speciale po fyen identitetin tonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Seanca e radhë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të mbahet më datë 17 shkurt, në ditën kur Kosova shënon përvjetorin e Pavarësisë.

Ndaj kësaj ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu.

Ajo shkruan në llogarinë e saj në Facebook se Gjykata Speciale fyen identitetin tonë.

Nëse kjo gjykatë është Gjykatë e Kosovës, nëse ende thirret në autoritetin e marrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, atëherë duhet urgjentisht të anuaohet mbajtja e kësaj senace e cila është përtej çdo ofendimi.”- shkruan deputetja Musliu.

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e parë për këtë vit ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Ganimete Musliu, ishte deputetja e vetme e PDK-së e cila e kishte kundërshtuar formimin e Gjykatës Speciale, në vitin 2015-të.

Lajme të ngjashme