Ganimete Musliu e quan “të kotë” fjalimin e Ilir Metës në Kuvendin e Kosovës - NACIONALE

Ganimete Musliu e quan “të kotë” fjalimin e Ilir Metës në Kuvendin e Kosovës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur zhgënjyes fjalimin e presidentit shqiptar në largim, Ilir Meta në Kuvendin e Kosovës

Musliu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se është zhgënjyese kur përdoren inatet personale, për të mbajtur fjalime “të kota”.

“Vjosa Osmani as sot nuk mundi ta lë pas vetës urrejtjen patologjike për ata që historisë sonë ia dhanë vulën më të ndritur, kurse homologu i saj nga Shqipëria ia mbajti ison Vjosës kur bëri krahasime historike të cilat shkurt dhe shqip nuk janë të sakta. Ilir Meta i krahasoi dy kryeheronjët tone kombëtar, por nuk i krahasoi dy shpallësit e pavarësisë së vendeve tona. Dhe deshëm apo jo shtrohet pyetja:PSE?”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë i Musliut në Facebook:

Zhgenjyes fjalimi i Ilir Metes sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Është zhgenjyese shumë, kur politikanët këtëj dhe andej kufirit, të ngulfatur në inate personale shfrytëzojnë rastet ceremoniale dhe emocionale për të mbajtur fjalime të kota në vend që të mendonin fort për të përcjellur mesazhe unifikuese.

Vjosa Osmani as sot nuk mundi ta lë pas vetës urrejtjen patologjike për ata që historisë sonë ia dhanë vulën më të ndritur, kurse homologu i saj nga Shqipëria ia mbajti ison Vjosës kur bëri krahasime historike të cilat shkurt dhe shqip nuk janë të sakta. Ilir Meta i krahasoi dy kryeheronjët tone kombëtar, por nuk i krahasoi dy shpallësit e pavarësisë së vendeve tona. Dhe deshëm apo jo shtrohet pyetja:PSE?

Populli i Kosovës sa here kanë qenë në situate të vështira, forcën dhe motivin e kanë gjetur te Shqipëria. Edhe në të kaluarën, edhe sot dhe edhe përgjithmonë Kosova dhe Shqipëria janë NJË!

Pas miratimit të rezolutës kundër Dik Martit në Kuvendin e Shqipërisë, nga Ilir Meta sot pritej, nëse jo më shumë, korrektësi.

Ilir Meta i quajti “ushatrët e lirisë“, por asnjëherë nuk tha ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Athua pse?!

Ilir Meta, deshi apo jo duhet ta din se kur tërheq paralele midis Skenderbeut dhe Adem Jasharit, pendanti i Ismail Qmailit është Hashim Thaçi. Kjo e vërtetë nuk ja mohon dhe as nuk ja shton vlerën askujt. Është thjeshtë një fakt historik.