Ganimete Musliu e quan mashtrues recidivist ministrin Murati - NACIONALE

Ganimete Musliu e quan mashtrues recidivist ministrin Murati

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu, e ka quajtur mashtrues ministrin e Financave Hekuran Muratin. Musliu, e ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, për mashtrim të mërgimtarëve në lidhje me policat kufitare, pasi u është premtuar se pagesa për polisë kufitare dhe rimbursimi bëhet online, por se sipas deputetes, mërgimtarët po presin nëpër zyre në Prishtinë, për ta bërë pagesën.

“Jo vetëm që jeni mashtrues ministër, por jeni mashtrues recidivist. Ju i keni mashtru mërgimtarët duke thanë se do t’i heqim krejt policat, s’keni me pagua fare. Dhe tani ke mashtru sepse as 8 % nuk janë rimbursuar sepse ua ke pamundësu me 100 mijë kushte. Jo duhet me pasë kartelë bankare ose dicka tjetër. Prandaj je mashtrues. Gjema emrin tjetër për mashtruesin unë do ta them ndryshe. Sepse unë nuk njoh emër tjetër pos mashtrues”, ka thënë Musliu.

Murati i tha Musliut se fjalori e akuzat e tilla ndaj Qeverisë janë të pabaza dhe se akuzat e tilla sipas tij nuk përkojnë me institucionin e Kuvendit të Kosovës.

“Fjalori i tillë dhe akuzat e tilla nuk përkojnë me vendin ku jemi, aq më pak kur akuzat janë të pabaza. Janë dezinformata ato që thoni se janë detyruar që të shkojnë nëpër zyre. Ne madje kemi lejuar aplikimin edhe retroaktiv. Sa i përket shifrës së aplikantëve ka qenë vullnetare. Pra rimvbursimi është çështje vullnetare”, ka deklaruar Murati.

Lajme të ngjashme