Gani Jakupi thyen heshtjen për pagën e majme: Jam kontraktuar për përmirësimin e imazhit të Kosovës - NACIONALE

Gani Jakupi thyen heshtjen për pagën e majme: Jam kontraktuar për përmirësimin e imazhit të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari i jashtëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Gani Jakupin, ka folur për pagën e majme që merr nga shteti i Kosovës.

Ai ka treguar se MPJD-ja e ka kontraktuar për përmirësimin e imazhit të Kosovës në botën perëndimore.

Megjithatë, Jakupi nuk ka treguar se qysh po e bënë këtë gjë.

Takimet (në vendet jonjohëse) janë veç një pjesë që janë ajo maja e ajsbergut, ka shumë tjera që nuk mundem me i shpalos. Se këtu duhet me ba edhe lobim, takimet janë vetëm sipërfaqësore. Ka organizime, ka logjistikë. Arsyeja pse jam kontraktu unë është përmisimi i imazhit të Kosovës në botën perendimore. E qysh arrij atë nuk kam të drejtë të flas në bazë të kontratës”, ka thënë Jakup për KALLXO.com.

Ai ka treguar se tani për tani po merret vetëm për këtë angazhim.

Sipas tij, pas angazhimit të ri ka lënë anash të gjitha punët e tij.

Unë për momentin krejt punët e mija i kam lanë, veç me këta po merrem ekskluzivisht. Kam bërë edhe më parë këso misione pro-bono. Por tash bëjë raporte që dikush i sistemon. Unë veçse e kam pas një projekt me koreanët, po kur më kanë propozuar me përfaqësu Qeverinë kam vazhdu vetëm me këtë çështje”, është shprehur Jakupi.

Në muajin e kaluar është bërë e ditur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka angazhuar si këshilltar të jashtëm Gani Jakupin.

Sipas kontratës të publikuar në media, ai do të marrë pagë mujore prej 7 mijë e 500 euro në muaj për një vit.

Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate është 90 mijë euro në vit.

Lajme të ngjashme