Njohja e pasaportës, Gani Jakupi i 7.500 eurove në muaj: Duket sikur Spanja më në fund i ka thërritur mendjes
Konsulenti i MPJD-së, Gani Jakupi, që fitoi një projekt 90-mijë eurosh për lobim, ka reaguar pas njohjes së pasaportës së Kosovës nga ana e Spanjës.
Ai ka shkruar se duket që Spanja ka ardhur në vete.
"Duket sikur Spanja më në fund i ka thërritur mendjes" – shkroi Gani Jakupi.
Seems like Spain has finally come to senses! pic.twitter.com/bT9x1YPYZF
— Gani Jakupi (@GaniJakupi) January 6, 2024
Disa qytetarë i kanë uruar në gjuhën angleze për punën e bërë. Nuk dihet nëse ky akt i Spanjës ishte rezultat i punës lobuese të Jakupit në shtetin spanjoll, megjithatë lajmit i janë gëzuar posaçërisht qeveritarët kosovarë.