Gabimi teknik e detyron spitalin e Pejës që ta anulojë tenderin me vlerë prej më shumë 76 mijë eurosh - NACIONALE

Gabimi teknik e detyron spitalin e Pejës që ta anulojë tenderin me vlerë prej më shumë 76 mijë eurosh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Spitali Rajonal i Pejës e ka anuluar tenderin për furnizim me material shpenzues për mirëmbajtjen e objekteve.

Vetëm disa ditë pas hapjes së tenderit me titull “Furnizim me material shpenzues për mirëmbajtjen e objekteve”, zyra e prokurimit në Spitalin Rajonal të Pejës e ka anuluar atë. Deri tek anulimi i tenderit erdhi si pasojë e një gabimi teknik në përshkrimin e materialeve.

“Anulimi i këtij aktiviteti të prokurimit bëhet sepse ka rrjedhur një gabim teknik në përshkrimin e materialit në të gjitha lotot – specifikat teknike janë gabim”, thuhet në njoftimin për anulimin e tenderit.

Sipas njoftimit, nëse gabimi teknik nuk përmirësohet para nënshkrimit të kontratës, problemi do të përcillet për dy vitet e ardhshme – për sa edhe është pritur të nënshkruhet kontrata.

Materialet per furnizim

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 76.200 euro, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve ka qenë sot, pikërisht një ditë pas anulimit të tenderit.

Lajme të ngjashme