Fyerjet e VV-së ndaj Ahmetit, Berisha: Dinari serb dhe rubla ruse paska arritur edhe në Maqedoni - NACIONALE

Fyerjet e VV-së ndaj Ahmetit, Berisha: Dinari serb dhe rubla ruse paska arritur edhe në Maqedoni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryësisë së Nismës, Zafir Berisha, ka reaguar për fyerjet kundër lideri të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai ka treguar se e njëjta gjë që ka ndodhur dikur në Kosovë ndaj rivalëve poliitk të VV-së tash është duke ndodhur në Maqedini të Veriut.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se fushatë po bëhet me para të Serbisë dhe Rusisë.

“Siç po shihet dinari serbë dhe rubla ruse paska arritën edhe në Maqedoni të Veriut. Fushata e poshtër me ofendime, shpifje dhe linçime kundër Ali Ahmetit e Talat Xhaferit e cila për ne në Kosovë është e njohur, paska filluar me të madhe! Fushata nëpër rrite sociale me emra të rrem dhe përmes paqavura informative po i infektojn me të pavërteta ata qytetarë, të cilët mendimin kritik e kanë të kufizuar. Tash ka mbetën, para apo pas zgjedhjeve të zbulohet “Martin Berisha” i Maqedonis së Veriut”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme