Futbollistët e Kosovës vizitojnë fëmijët e sëmurë në Klinikën Pediatrike - NACIONALE

Futbollistët e Kosovës vizitojnë fëmijët e sëmurë në Klinikën Pediatrike

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa lojtarë të Kosovës si Samir Ujkani, Amir Rrahmani, Vedat Muriqi dhe Milot Rashica, të shoqëruar nga drejtuesit e FFK-së dhe ai i Dardanëve, kanë vizituar fëmijët e sëmurë në Klinikën Pediatrike.

Në një komunikatë të lëshuar nga FFK, bëhet e ditur që lojtarët e Kombëtares së Kosovës të sipërpërmendur, u kanë bërë një befasi të këndshme fëmijëve që po vuajnë nga sëmundjet e rënda.

Kjo është java e thirrjes që është bërë nga organizata “Action for Health” – “Bashkohu, Shpëto Jetë” – në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin te fëmijët.

Kësisoj, fëmijët patën rastin që të fotografohen me një pjesë të lojtarëve të Kosovës, nga ata që janë më të dashurit nga të gjithë.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të lëshuar nga FFK në lidhje me këtë vizitë:

Lajme të ngjashme