"Fushë Kosovë mos thuaj marova": Inçizohet një tym masiv i zi në fshatin Bresje (Video)
Në fshatin Bresje të Fushë Kosovës është parë një tym i madh i zi, i regjistruar nga qytetarë.
Një portal lokal me emrin Fushë Kosova Portal thjesht pyet “Çfarë po ndodh kështu në Bresje?” derisa ndan pamjet shqetësuese.
Disa qytetarë kanë shprehur idenë se kjo mund të jetë për shkak të djegies së gomave, që zakonisht shkaktojnë tym të ngjashëm.
Nacionale do të provojë të kontaktojë gjatë ditës zyrtarët e rendit për të mësuar më shumë mbi rastin.