Fushë Kosovë: Gruaja therret me thikë nga i fejuari i saj - NACIONALE

Fushë Kosovë: Gruaja therret me thikë nga i fejuari i saj

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka regjistruar një rast therjeje me thikë të një gruaje nga i fejuari i saj në Fusho Kosovë.

Gjendja e saj përshkruhet si kritike dhe viktima i është nënshtruar një operimi.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën e cila dyshohet se kishte pësuar lëndime me mjete të mprehta. Viktima pas tretmanit fillestar mjekësor në QKMF, është dërguar në QKUK dhe i është nënshtruar operimit për shkak të gjendjes kritike të saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, i fejuari i saj me të cilin ishte duke bashkëjetuar, nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në rast. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë-thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme