Fushata për zgjedhje lokale, Kryeziu: Kërkojnë vota ata që dëshmuan se vota për ta është e pavlerë - NACIONALE

Fushata për zgjedhje lokale, Kryeziu: Kërkojnë vota ata që dëshmuan se vota për ta është e pavlerë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ismet Kryeziu nga Instituti Kosovar për Demokraci, në hapje të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, tha se po kërkojnë vota “ata që po e mbajnë shtein në pauzë” – referuar brendarreshtash Vetëvendosjes që ka bllokuar konstituimin e Kuvendin e Kosovës tash e më shumë se 200 ditë.

“Po kërkojnë vota lokale ata që po e mbajnë shtetin #nëpauzë, pa institucione, për një vit? Ata të cilët kanë dëshmuar se vota për ta është e "pa vlerë", thjesht fuqi kundër interesave qytetare.

Prania e tyre në fushatë vetëm i dëmton kandidatët lokal dhe ia humb kuptimin dhe zgjedhjeve lokale. Në këtë mënyrë, edhe liderët lokalë i asociojnë me bllokadë dhe me vota të pavlera”, shkroi ai në Facebook.

Lajme të ngjashme