Fushata e VV-së me pagën minimale pa qeveri, Demhasaj: Murati thoshte se 500 euro nuk e lejon formula, ku mbeti formula? - NACIONALE

Fushata e VV-së me pagën minimale pa qeveri, Demhasaj: Murati thoshte se 500 euro nuk e lejon formula, ku mbeti formula?

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Qeveria në detyrë e Vetëvendosjes, pa mandat, pa kapacitet vendimarrës dhe e kundërligjshme në vendimarrje (me vendim të Gjykatës Supreme), është investuar që të bëjë fushatë zgjedhore me pagën minimale. Anipse as para 1 viti thirreshin se 500 euro paga minale nuk e lejon “formula”, sot Hekuran Murati ka provuar të nis një proces, që askush s’e di se nga ia ka paramenduar ligjshmërinë, me qeveri në detyrë.

Arton Demhasaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e quajti “blerje të votës” dhe “hipokrizi”.

“Ku mbeti ajo formula tash?”, shkroi Demhasaj.

Postimi i plotë:

4 vjet në pushtet, e nuk pranonin me rrit pagën minimale në 500 euro — sepse “formula” s’e lejonte!

E tash, si qeveri në detyrë, si qeveri e kundërligjshme, propozojnë pagën minimale 500 euro!

Ku mbeti ajo “formula” tash?!

Blerja e votes ka emer!

Hipokrizia ka emer!

Lajme të ngjashme