Funksionari i LDK-së: Qeveria e Kosovës ka rënë në grackën e Serbisë
Funksionari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka akuzuar qeverinë e Kosovës se ka rënë në grackën e Serbisë për çështjen e dialogut.Ai ka thënë se status-quo’ja është një gjendje që i konvenon Beogradit dhe Kremlinit.
“Kjo qeveri ka rënë në grackën e Serbisë e cila kërkon status-quoja. Status-quoja i konvenon Beogradit dhe Kremlinit. Dështimi i dialogut nuk është krejt për fajin e qeverisë sonë, megjithatë ka përgjegjësi”, ka thënë Hamiti në emisionin “dPt te Fidani”.“Pse Kosova po bjen në grackën e Serbisë?”, ka pyetur.