FSK përmbyll me sukses trajnimet e avancuara me Ushtrinë Amerikane në Ferizaj
Në Ferizaj është përmbyllur me sukses një fazë e rëndësishme e zhvillimit profesional në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), me mbylljen e “Kursit për Staf të Betejës” dhe “Kursit për Rreshter të Drillit”, të realizuara nga ekspertët e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SATMO).
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se qëllimi i kursit për Staf të Betejës ishte ngritja e aftësive të nënoficerëve të FSK-së në procesin e vendimmarrjes ushtarake, si dhe përmirësimi i koordinimit dhe sinkronizimit të stafit në nivele të ndryshme të komandës.
Në anën tjetër, kursi për Rreshter të Drillit kishte në fokus përgatitjen e instruktorëve të rinj të FSK-së, të cilët do të kenë misionin të formojnë brezat e ardhshëm të ushtarëve – profesionistë të disiplinuar, të qëndrueshëm dhe të aftë për sfidat operative moderne.