FSK përfundon me sukses ushtrimin fushor “Steel Wolf”
Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar sot ushtrimin fushor “Steel Wolf”.
Përmes një postimi në Facebook kanë bërë të ditur se regjimenti i dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore, ka realizuar Ushtrimin fushor “Steel Wolf” ku në kuadër të ushtrimit janë validuar dy kompani të regjimentit.
“Validimi i Kompanive është një proces që synon të siguroj që njësit ushtarake janë të përgatitura të afta dhe të pajisura për të përmbushur detyrat e tyre operacionale.”
“Ky Mision përfshin një seri veprimesh dhe procedurash që vlerësojnë dhe certifikojnë gatishmërinë dhe aftësinë e njësisë ushtarake për të kryer operacionet me mision të caktuar në mënyrë që të jetë e përgatitur për fazat e ardhshme të trajnimit dhe validimit të Regjimentit në tersi.” – thuhet në njoftim.
Ndër të tjera nga FSK kanë bërë të ditur se ky ushtrim fushor kishte për objektivë ngritjen e kapaciteteve dhe përformancës taktike dhe fizike në nivel të kompanive.
“UF “Steel Wolf” kishte për objektivë ngritjen e kapaciteteve dhe përformancës taktike dhe fizike në nivel të Kompanive, testimin e kapaciteteve të kompanive dhe validimin e tyre për të përmbushur qëllimin përfundimtar validimin e regjimentit dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake për mbrojtjen e territorit.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.