FSK njofton për vdekjen e Tetar Bledar Bujupit
Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se ka vdekur Tetar Bledar Bujupi.
Rrethanat e vdekjes nuk janë bërë të ditura, ndërsa gjeneralllejtënant Bashkim Jashari ka shprehur ngushëllime për humbjen e një kuadri profesionist.
"Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shoqërisë dhe të gjithë oficer e nënoficer të FSK-së, për humbjen e një kuadri profesionist, të përgatitur dhe edukuar ,duke lënë një mungesë të madhe në rrethin tonë", shkruan ndër të tjerash në njoftim, njoftim të cilin mund ta lexoni më poshtë.