FSK merr pjesë në stërvitje ndërkombëtare ushtarake në Kroaci - NACIONALE

FSK merr pjesë në stërvitje ndërkombëtare ushtarake në Kroaci

2 orë më parë

nga NACIONALE

Forca e Sigurisë së Kosovës është përfaqësuar me 45 ushtarakë në një ushtrim të madh ndërkombëtar në Kroaci, ku morën pjesë edhe mijëra ushtarë kroatë dhe pjesëtarë të vendeve aleate të NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ndoqi aktivitetin me ftesë të autoriteteve kroate, vlerësoi paraqitjen e kontingjentit të FSK-së.

“Jam veçanërisht krenar që Republika e Kosovës u përfaqësua denjësisht nga kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 45 ushtarakë, të organizuar në një tog luftarak të këmbësorisë dhe elementë të mbështetjes logjistike, përfshirë shoferë dhe kuzhinierë. Gjatë gjithë stërvitjes, pjesëtarët tanë dëshmuan profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim të lartë, duke konfirmuar se Forca e Sigurisë së Kosovës zotëron aftësitë dhe kapacitetet për të vepruar me sukses krah për krah me ushtritë aleate dhe partnere”, ka shkruar Maqedonci.

Lajme të ngjashme