FSK me Javelin-ët amerikanë, Rusia shpërthen në propagandë
Federata Ruse ka reaguar ndaj kërkesës së Kosovës për blerjen e sistemit të famshëm raketor “Javelin” për çka pritet miratimi i Kongresit të ShBA-së, duke u lëshuar në propagandë të gjerë për gjoja tentim “të dëbimit të serbëve” në Kosova.
“Dënojmë çfarëdo përpjekje për të armatosur strukturat e paligjshme paramilitare të Prishtinës”, ka thënë në një konferencë për media kryezëdhënësja e propagandës ruse, Maria Zakharova.
“Krijimi i një strukture paralele të sigurisë, që Prishtina dhe padronët e saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e quajn ushtri, shërben për një qëllim tjetër, për t’i shërbyer ambicieve nacionalit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”, ka thënë Zakharova, siç e cituan mediat ruse.