FSK me 15 kamionë ushtarakë gjermanë: 10 të blerë, 5 donacion
Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me 15 kamionë ushtarakë të prodhimit gjerman RheinMetall MAN HX2, 8X8, ku prej tyre dhjetë janë blerë me buxhet të Kosvës, ndërsa pesë prej tyre janë dhënë donacion.
Kështu njoftoi Ministria e Brendshme, e ku prezent për t’i parë nga afër ishte edhe vetë Kyeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Njoftimi i plotë:
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, panë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë. Nga gjithsej 15 kamionë, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion.
Ministri Maqedonci theksoi se këta kamionë janë ndër më modernët, multi-funksional, të dizajnuar për operacione logjistike dhe taktike.
“Karakteristikat e reja të këtij kamioni të pastër ushtarak janë shumë mbresëlënëse. Falë sistemeve të ndryshme të asistencës, HX2 u ofron ushtarëve dhe mjedisit civil siguri më të madhe në përdorimin e përditshëm të automjeteve dhe garanton dukshëm më shumë mbrojtje në kabinë”, tha ministri Maqedonci, duke shtuar se menaxhimi i flotës në këta kamionë gjithashtu bëhet më i thjeshtë dhe më efikas, ndërsa konfigurimi i përgjithshëm mundëson transportimin e municioneve në terrene të vështira.
Forca e Sigurisë së Kosovës çdoherë e më e pajisur për të garantuar përmbushjen e misionit të saj kushtetues.