FSK: Jemi institucioni më i besueshëm në vend - NACIONALE

FSK: Jemi institucioni më i besueshëm në vend

2 orë më parë

nga NACIONALE

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka treguar se ky është prej institucioneve më të besueshme në vend.

Duke iu referuar rezultateve të Anketës Rajonale WeBalkans 2026, FSK-ja ka njoftuar se vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në Republikën e Kosovës.

“Bazuar në rezultatet e Anketës Rajonale ËeBalkans 2026, Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit radhitet si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Republikën e Kosovës, duke gëzuar 87.4% të besueshmërisë së qytetarëve të anketuar. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij të sinqertë për qytetarët e Republikës së Kosovës për besimin e vazhdueshëm të treguar ndaj FSK-së. Gjithashtu Gjeneral Jashari falënderon të gjithë personelin e FSK-së për profesionalizmin, punën e palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm në përmbushje të misionit. Me këtë rast GLT Jashari falënderon edhe partnerët dhe aleatët ndërkombëtar në krye me SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen profesionale të FSK-së”, është thënë në njoftimin e FSK-së.

Lajme të ngjashme