FSK trajnohet më Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Mehaj: Bashkë gjithmonë jemi më të fortë - NACIONALE

FSK trajnohet më Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Mehaj: Bashkë gjithmonë jemi më të fortë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pwrmes njw postimi nw facebook ka njoftuar se FSK-ja wshtw duke u trajnuar me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Mehaj tha se po bëhen përgatitje intensive për garën më të famshme të patrullimit ushtarak në botë, “Cambrian Patrol”, që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai ka deklaruar se së bashku gjithmonë jemi më të fortë.

“Një javë tejet sfiduese trajnimi e komandove tona së bashku me vëllezërit nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në fazën intenzive përgatitore për garën më të famshme të patrullimit ushtarak në botë, “Cambrian Patrol” që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar. Mirënjohje e lartë për punën e shkëlqyer të QNTKSH-së në Pomazatin dhe udhëheqësit të saj, John Doone. Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!”, shkroi Mehaj në Facebook.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme