FSK-ja të mërkurën nis ushtrimin fushor “Iron Wolf" - NACIONALE

FSK-ja të mërkurën nis ushtrimin fushor “Iron Wolf"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nga 25 deri më 27 tetor do ta realizojë ushtrimin fushor “Iron Wolf”.

FSK ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës

Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 25-27 Tetor 2023, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoj ushtrimin fushor “Iron Wolf” në kudër të planit të aktiviteteve.

Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

E gjithë kjo lëvizje e trupave dhe makinerisë do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nëse do të keni vonesa në komunikacion për shkak të lëvizjes së personelit dhe teknikës ushtarake në rrugët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Lajme të ngjashme