FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar "Efes 2024" - NACIONALE

FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar "Efes 2024"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesë e ushtrimit ndërkombëtar "Efes 2024".

Kjo forcë ka treguar se Regjimenti i tretë i Këmbësorisë i është bashkuar 43 shteteve që po marrin pjesë në këtë ushtrim.

“Kontingjeti i FSK-së, nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë i është bashkuar 43 shteteve që po marrin pjesë në njërin nga ushtrimet më të mëdha i cili realizohet në Izmirë të Republikës së Turqisë dhe udhëhiqet nga Armata Egjeane Turke. Ushtrimi ka për qëllim prezantimin e aftësive dhe kapaciteteve të forcave pjesëmarrëse të shteteve të ndryshme të koordinuara dhe harmonizuara për misione të përbashkëta paqësore dhe ndërveprueshmërinë në mes tyre”, është thënë në ushtrim.

Lajme të ngjashme