FSK-ja e mbështet Policinë në trajnimin për Taktikat me Njësi të Vogla
Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia, kanë realizuar një trajnim të përbashkët.
Njoftimi:
FSK mbështet Policinë e Kosovës
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin Taktikat me Njësi të Vogla ( TTNJV), që është realizuar nga instruktorët e FSK-së dhe me pjesëmarrjen e 4 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Gjatë këtij trajnimi intensiv dhe sfidues, pjesëmarrësit janë trajnuar dhe përgatitur me shkathtësi profesionale në fushën e këmbësorisë, si në aspektin teorik, ashtu edhe praktik.
Bashkëpunimi ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës forcon kapacitetet ndërinstitucionale në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit.