FSK gjen trupin e pajetë të 55-vjeçares së zhdukur në lumin Lumbardh - NACIONALE

FSK gjen trupin e pajetë të 55-vjeçares së zhdukur në lumin Lumbardh

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Forca e Sigurisë së Kosovës njoftoi se ka gjetur trupin e pajetë të gruas 55-vjeçare që ishte raportuar e zhdukur në Deçan.

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit ujor të Gardës Kombëtare të FSK-së kryen kërkime intensive në lumin Lumbardh, në bashkëpunim me autoritetet lokale të Komunës së Deçanit dhe Policinë e Kosovës.

Trupi i pajetë, me inicialet SH.P., u evakuua dhe u dorëzua Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

Lajme të ngjashme