FSK bashkë me amerikanët përmes “Vrapimit të Rreshter Majorit” shënuan 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zgjedhur që në mënyrë simbolike, përmes vrapimit, të shënojë 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pjesëtarët e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me partnerët e tyre amerikanë, realizuan “Vrapin e Rreshter Majorit”, duke shënuar në këtë mënyrë 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.
Tutje thuhet se me moton “Run Together, Stronger Together”, është simbolizuar partneriteti i fuqishëm dhe vlerat e përbashkëta që lidhin FSK-në dhe SHBA-në.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pjesëtarët e Operacioneve Speciale të FSK-së, së bashku me partnerët e tyre amerikanë, realizuan Vrapin e Rreshter Majorit në Parkun e Gërmisë.
Aktiviteti u zhvillua nën moton “Run Together, Stronger Together”, duke simbolizuar partneritetin e fuqishëm, besimin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta që lidhin FSK-në me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tutje thuhet se FSK mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve operacionale, avancimin dhe ngritjen e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të gjitha fushat e zhvillimit.