FSK-ja arrin marrëveshjen me Ushtrinë e ShBA-së për shkëmbim të informacioneve të sigurta - NACIONALE

FSK-ja arrin marrëveshjen me Ushtrinë e ShBA-së për shkëmbim të informacioneve të sigurta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Marrëveshje bashkëpunimi për ndërveprueshmëri dhe siguri në komunikim është nënshkruar mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komandës Amerikane për Evropë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Gjatë këtij takimi Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Drejtori i J6 EUCOM, Gjeneral Major John Phillips, përmes një ceremonie zyrtare nënshkruan marrëveshjen e Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA). Kjo marrëveshje është e një rëndësie të veçantë pasiqë mundëson shkëmbimin e informacioneve të sigurta, kriptografike dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar të mbrojtjes nga FSK.

Lajme të ngjashme