Postoi hartën e Shqipërisë etnike, Dua Lipa: Kemi të drejtë të jemi krenarë që jemi shqiptarë - NACIONALE

Postoi hartën e Shqipërisë etnike, Dua Lipa: Kemi të drejtë të jemi krenarë që jemi shqiptarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dua Lipa do të performojë sonte në Tiranë të Shqipërisë në nder të 110 vjetorit të Pavarësisë, derisa para koncertit u shfaq në konferencë për shtyp.

Kohë më parë, ylli kosovar i muzikës kishte publikuar në rrjetet sociale një hartë të Shqipërisë së madhe me mbishkrimin "autochthonous".

Kjo foto solli reagime nga populli serb (por jo vetëm), i cili në shumicë shprehu frustrimin, kryesisht me komente si "Kosova është Serbi", njëkohësisht duke akuzuar Lipan për fashizëm.

Dhe sot, gazetarët shqiptarë kanë pyetur Lipën për ndjesitë ndaj reagimeve, me yllin e këngës "New Rules", që u shpreh:

"Postimi nuk është bërë për asnjë nacionalizëm thjesht ka qenë me rëndësi që ne si shqiptarë kemi të drejtë të jemi krenarë që jemi shqiptarë. Ka shumë njerëz që duan të na bëjnë të ndihemi si dikush që nuk jemi. Kam pasur një ndjesi me shprehur që ne kemi të drejtën të krenohemi. Nuk kam pasur asnjë qëllim për të fyer dikë, për të pasur debat se nuk ishte shumë reagim i mirë ndaj meje por vendosa të qëndroj me mendimin që kisha”,
u shpreh Lipa.

Lajme të ngjashme