Frashër Krasniqi prezanton një prurje në parti, mërgimtari nga Gjermania i bashkangjitet PSD-së
Bekim Kukiqi, një bashkatdhetarë nga Gjermania është bërë pjesë e Partisë Socialdemokrate.
Kështu ka konfirmuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, zyrtari i kësaj partie, Frashër Krasniqi.
“Sapo pata një takim online shumë të ngrohtë me Bekim Kukiqin, i lindur dhe rritur në Gjermani. Bekimi ka vendosur t'i bashkohet PSD-së dhe të angazhohet në shtrirjen e organizimit tonë në diasporë”, ka shkruar.
Krasniqi, i cili po vazhdon të prezantoj prurje në PSD, ka thënë se po bëhen bashkë me njerëzit “që e duan një Kosovë me barazi e mirëqenie”
“Çdo ditë po bëhemi bashkë, me njerëzit që e duan një Kosovë me barazi e mirëqenie. Një Kosovë demokratike që nuk i dorëzohet mendësisë autoritare”, ka shkruar Krasniqi.