Frashër Krasniqi për Qeverinë Kurti: E kishin qitë prej pune edhe Adem Jasharin - NACIONALE

Frashër Krasniqi për Qeverinë Kurti: E kishin qitë prej pune edhe Adem Jasharin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Frashër Krasniqi, anëtar i Partisë Socialdemokrate, nëpërmjet një videoje, ka hedhur kritika të ashpra ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Në video, ai komenton shkarkimin e Fadil Kodrës, ish-bashkëluftëtar i komandantit Adem Jashari.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti është qeveria më anti-UÇK që njeh historia e vonë e Kosovës.

“Sot ministri i Punëve të brendshëm i Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla, e ka shkarku nga detyra Fadil Kodrën. Për juve që nuk e dini, Fadil Kodra është vëllai i dëshmorit Ilaz Kodra. Dhe është një prej bashkëpunëtorëve të afërt, bashkëluftëtarëve të afërt të Adem Jasharit. Nuk e ka hiç larg që e njëjta qeveri e ka qitë prej pune gruan e Ilaz Kodrës, gruan e dëshmorit Ilaz Kodra. Dhe është pikërisht Ministri Xhelal Sveçla, që në fillim të mandatit të vet ia çojke policinë invalidëve të UÇK-së, që e ngrehshin zhag invalidin dhe dilke Xhelal Sveçla e mbrojke policinë. Dhe është bash qekjo qeveri që ka ministra të cilët i krahasojnë ushtarët e UÇK-së me merencarë. Që ka ministra të cilët kanë dorëzu dosje në Gjykatë Speciale për komandantet e UÇK-së”, ka thënë Krasniqi.