Frashër Krasniqi: I zhgënjyer nga politikat e gabuara, ish-anëtari i VV-së i është bashkuar PSD-së
Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, përmes një postimi në Facebook. ka njoftuar se Florim Zeqiri i është bashkuar Partisë Socialdemokrate.
Ai tha se Zeqiri, para se t'i bashkohej PSD-së, ka qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Florim Zeqiri, prodhues vendor nga Ferizaj, ish-anëtar i VV, i zhgënjyer nga politikat e gabuara të Qeverisë Kurti, iu bashkua PSD-së. Gjithandej qytetarët po na bashkohen, duke e parë qartë rrezikun që po i kanoset shoqërisë e shtetit tonë, nga një qeverisje me mendësi autoritare.” – tha Krasniqi