Franca përkrah aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian - NACIONALE

Franca përkrah aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Franca përmes një deklaratë të lëshuar nga Ministria për Evropë dhe Politikë të i ka dhënë mbështetje Kosovës lidhur me aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në këtë deklarata Franca i ka bërë thirrje Kosovë që të vazhdojë me reformat për afrimin me Evropën, ku ka kërkuar të vazhdojë me reformat në sundim të ligjit e mbrojtje të minoriteteve.

Franca mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, njësoj si atë të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ajo i bën thirrje Kosovës që të vazhdojë reformat e nevojshme për afrimin e saj me Evropën, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave. Franca do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e ndërmarra në këtë fushë”, thuhet ne komunikatë.

Tutje Franca ka përmendur edhe dialogun Kosovë-Serbi, si kusht thelbësor për afrimin evropian.

Kosova, sikur Serbia, duhet të angazhohet me përgjegjësi e konstruktivitet në dialog me synim të normalizimit të raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është kusht thelbësor për afrimin evropian të të dyja vendeve dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Lajme të ngjashme