Fotografia e Kurtit me ish-mafiozin e Cosa Nostra-s, tallen keq analistët: “I ka thënë luftoje krimin” - NACIONALE

Fotografia e Kurtit me ish-mafiozin e Cosa Nostra-s, tallen keq analistët: “I ka thënë luftoje krimin”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analistët e emisioni “Debat Plus” mbrëmë janë tallur keq me fotografinë e kryeministrit Albin Kurti me ish-mafiozin e Cosa Nostra-s, amerikanin me origjinë shqiptare, John Alite.

Derisa diskutonin për takimet e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani në Nju Jork, analisti Visar Ymeri ka pyetur se si është e mundur që presidentja Osmani të takohet me presidentin e ShBA-së, Joe Biden dhe sekretarin amerikan Antony Blinken, kurse kryeministri Kurti me asnjërin.

Këtu ka ndërhyrë analisti tjetër, Darda Gashi, i cili ka thënë se Kurtit i ka ra hise takimi me Gambinon.

Ironinë me foton e Kurtit me John Alite e ka vazhduar gazetari Lirim Mehmete, duke pretenduar se çka i ka thënë ai Kurtit. “Ai kish thanë Kosova kurrë nuk ka pasur kryeministër më të mirë”, është shprehur Mehmetaj.

Kurse, Ymeri pretendon se ish-mafiozi i ka thënë edhe diçka tjetër Kurtit. “I ka thënë, luftoje krimin”, është shprehur Ymeri.

Kjo ka bërë që të shpërthejnë të qeshurat në studion e “Debat Plusit”.

John Alite është një ish-pjesëtar i familjes famëkeqe “Gambino” në Nju Jork.

Alite u dënua në vitin 2008 me dhjetë vite burgim për vrasje të dyfishtë dhe disa krime të tjera.

Për shkak të bashkëpunimit me autoritetet amerikane kundër klanit mafioz për të cilin punonte, pas gjashtë vitesh ai është liruar.

Familja Gambino është një bandë e madhe italiane e Cosa Nostra-s në Nju Jork.

Lajme të ngjashme