Fotografi të papublikuara më herët: Thaçi, Veseli e Selimi bashkë e me armë në duar gjatë luftës
Fotografi të kohës së luftës qarkullojnë vazhdimisht.
Megjithatë, disa të tilla që janë publikuar së fundmi tregojnë për aktivizmin në luftë të disa prej krerëve të UÇK-së që sot po gjykohen në Hagë.
Fjala është për Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin, raporton Nacionale.
Disa fotografi të papublikuara më herët tashmë kanë dalë në publik.
Në fotografinë e parë shihet Hashim Thaçi, Jakup Nura, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.
Në fotografinë me numrin 2 janë Kadri Veseli dhe Jakup Nura.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Nura, janë në fotografinë me numër 3.
Kurse në fotografinë me numër 4 gjenden Hashim Thaçi, Musa Jashari, Kadri Veseli, dhe Jakup Nura.



