Fotografi të bukura: Ushtarët e FSK-së u ndihmojnë grave të Krushës për turshi - NACIONALE

Fotografi të bukura: Ushtarët e FSK-së u ndihmojnë grave të Krushës për turshi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gratë e Krushës së Madhe janë ndër simbolet më shënjuese të luftës në Kosovës. Në këtë fshat, apratura shtetërore e Serbisë vrau mbi 200 burra, duke e bërë një nga masakrat më të mëdha në Kosovë.

Pas luftës, gratë e Krushës së Madhe e rinisën jetën në Kosovën e lirë.

Në internet që nga dje janë duke qarkulluar disa fotografi, të disa ushtarëve të FSK-së, të cilët shihen teksa u ndihmojnë grave të Krushës së Madhe në punën e tyre të përvitshme. Më saktë, ushtarët e Kosovës u ndihmojnë grave heroike të Krushës së Madhe në punën e turshive, të cilat mëpastaj shiten në tregun kosovar, por edhe ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme