Foto shembull: Asamblistët e VV-së, PDK-së e LDK-së në Viti pinë kafe bashkë
Përçarja e polarizimi politik kuptueshëm është goxha i theksuar në Kosovë. Veçanërisht në kohë zgjedhjesh, rrallë shihen veprime të kompromisit e përbashkimit.
Megjithatë, sot asmablistët nga Vitia kanë dhënë një shembull të rrallë në politikën kosovare.
Asamblistët e VV-së, PDK e LDK-së kanë gjetur kohë të takohen e të pijnë kafe së bashku.
Fotografinë e ka publikuar Valmir Sahiti, drejtor për Kulturë, Rinisi e Sport në Komunën e Vitisë.
Sahiti, që është po ashtu në fotografi, ka shkruar se Vitia është shembull i raporteve korrekte mes të gjitha subjekteve politike në Viti.
“Kafe e përbashkët pas seancës së Kuvendit Komunal të Vitisë.
Rreshtimet politike le ti mbajë secili për vete por mbi të gjitha le ta respektojm njëri-tjetrin sepse kështu e respektojm Vitinë dhe qytetarët e saj” – ka shkruar Sahiti, ndër të tjera.