Foto: KFOR-i Italian vazhdon ta ruajë kufirin e Kosovës me Serbinë, në bjeshkët e Istogut
KFOR ka publikuar disa fotografi, ku shihen ushtarët italianë duke patrulluar në Bjeshkët e Istogut, pranë kufirit me Serbinë.
Në një shkrim në llogarinë e tyre në Facebook, thuhet se ushtarët e KFOR-it kanë patrulluar në veri të Istogut.
Këto patrullime, bëhen për ta ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në këtë zonë.
Në fund, KFOR ka përsëritur:
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.