Foto e rrallë, Hasan Prishtina e Ahmet Zogu bashkë në foto në Vjenë
Gazetari i Shqipërisë, Blendi Fevziu ka postuar një fotografi të vitit 1917, ku shihen Hasan Prishtina e Ahmet Zogu në një fotografi të rrallë.
Ai në postimin e kësaj fotografie, ka shkruar edhe shkurtë për historinë e të dyve.
“Viene 1917. Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu ne nje foto te rralle. Te dy me pas do ishin deputete, Kryeministra dhe deri armiq politike. Hasan Prishtina u ndalua nga policia austriake per atentatin e deshtuar ndaj Mbretit Zog ne Viene, ndersa Zogu u akuzua per vrasjen e Hasan Prishtines ne Selanik. Te dy bashke i kane sot monumentet ne qender te Tiranes”, ka shkruar Fevziu.
